Djokovic nën hetime nga autoritetet e Australisë
Autoritete e Imigracionit në Australi thanë sot se ata po e hetojnë Novak Djokovicin për arsye se tenisti serb ka bërë deklaratë false në tentimin e tij për të hyrë në vend, raporton sot New York Times.
Djokovic, i cili fitoi seancën gjyqësore për t’iu lejuar hyrja në Australi për shkak se nuk ka pranuar të vaksinohet ndaj Covid-19 deklaroi se ai nuk kishte udhëtuar në 14 ditë para fluturimit të tij më 4 janar nga Spanja, nëpërmjet Dubait, në Australi, ku ai planifikon të garojë në Australian Open duke filluar nga e hëna.
Kjo duket të jetë kontradiktore nga postimet e mediave sociale që e shfaqnin atë në Serbi në ditën e Krishtlindjeve, duke goditur topa tenisi në rrugët e Beogradit në një video dhe duke pozuar me hendbollistin Petar Djordjic, në një foto të postuar në Twitter.
Djokovic u ndalua pas mbërritjes në aeroportin e Melburnit javën e kaluar, u mor në pyetje dhe iu anulua viza. Nëntë herë kampioni i Australian Open kaloi katër net në paraburgim të imigracionit, derisa një gjykatës vendosi të hënën se ai kishte qenë i trajtuar padrejtësisht dhe anuloi vendimin për anulimin e vizën e tij, duke e lejuar atë për të hyrë në vend.
Por Alex Hawke, ministri i imigracionit i Australisë, tha të hënën se ai ishte ende duke konsideruar nëse do të anulonte vizën e yllit të tenisit për herë të dytë. Vendimi i tij pritet të bëhet i ditur gjatë këtyre ditëve.
(Kosova Sot Online)