Depay s’e preferon transferimin në Premierligë

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 16:17
Depay s’e preferon transferimin në Premierligë

Sulmuesi holandez nuk e sheh të ardhmen e tij të afërt në kampionatin anglez, i vendosur ta tregojë veten te Barça

Memphis Depay nuk e ka ndërmend të transferohet në Premierligë një herë për një herë.

Sulmuesi holandez e ka nisur mirë eksperiencën në Barcelonë.

Dhe, mediumi “El Nacional” shkruan se ish-futbollisti i Lyonit është i lumtur në “Camp Nou”.

Ish-futbollisti i Manchester United lidhet me një kalim të mundshëm në Newcastle.

Mirëpo, ai nuk e sheh veten duke luajtur në Premierligë në një të ardhme të afërt.

27 vjeçari është i vendosur për ta treguar veten në ekipin “Blaugrana”, ku ishte transferuar verën e kaluar.

Edhe pas largimit të trajnerit Ronald Koeman, përfaqësuesi holandez ka mbetur lojtar i rëndësishëm i Barçës. 

(Kosova Sot Online)