Juventusi ia ndryshon kontratën e re Dybalasë, ai mund të largohet
La Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi do të ndryshojë kushtet e kontratës së Paulo Dybalas, kështu që qëndrimi i sulmuesit në klub tani është i dyshimtë
Kontrata e tanishme e yllit argjentinas përfundon në fund të këtij sezoni dhe bardhezinjtë raportohet që kishin arritur një marrëveshje që ta paguanin lojtarin 10 milionë euro në sezon, përfshirë edhe bonuset.
Me kontratën e tanishme ai paguhet 7.2 milionë euro plus bonuse.
Agjenti i tij ka udhëtuar në Torino disa herë për të nënshkruar kontratën e re, por dy palët kurrë nuk kanë arritur pajtimit që do të thotë se Dybala mund të nënshkruajë para kontratë me çdo klub tjetër.
CEO i klubit, Maurizio Arrivabene tha se bardhezonjtë do të ulën me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij në shkurt.
“Ne kemi thënë se do të ulemi me lojtarin përsëri në shkurt dhe ta vlerësojmë situatën e re”, tha ai për DAZN të dielën.
“Të gjithë duhet ta fitojnë vendin e tyre në ekip dhe duhet të vlerësojnë nëse ata të qëndrojnë apo jo”.
“Të gjithë duhet të tregojnë vlerat e tyre, menaxherët, lojtarët dhe trajnerët. Do të shohim në ndeshjet e radhës nëse ata do ta tregojnë këtë. Le të shohim përpara dhe të përpiqemi t’i arrimë synimet tona që ia kemi vënë vetvetes”.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventus nuk do t’i ofrojë 10 milionë euro pagë sezonale në takimin e radhës.
Bardhezinjtë do të tentojnë që ta ruajnë pagën prej 7.3 milionë euro në vit madje edhe mund t’ja ulin atij pagën, duke bërë që e ardhmja e tij në klub të jetë në dyshim.
Juventusi ka probleme të mëdha financiare pasi që ata regjistruan humbje afërsisht 210 milionë euro gjatë sezonit 2020/21.
(Kosova Sot Online)