
Gjithçka gati për El Calsicon e parë për këtë vit

Barcelona – Real Madrid do të ndeshën për herë të parë në këtë vit
El Clasico e parë për këtë vit do të zhvillohet në Ryiadh të Arabisë Saudite, derisa të parët që kanë dal me formacionin zyrtar ishin skuadra e Real Madridit.
Barcelona në këtë ndeshje hynë me ambicie për të shkuar në finale.
Xavi ka thënë para ndeshjes se ai pret një fitore, pasi që kështu skuadra do të kishte vullnet për ta ndërtuar sa më mirë projektin e tij për një të ardhme më të mirë.
Luuk De Jong, Memphis dhe sulmuesi debutues Ferran Torres janë treshja sulmuese e katalunasve.
Mesfusha e Barçës është kryesish e re dhe përbëhet nga Busquets, Frenkie de Jong dhe Gavi. Alves, Pique, Araujo dhe Alaba janë katërshja mbrojtëse që do të përpiqet ta ndal sulmin e Los Blancos me Ter Stegen në portë.
Liderët e La Ligës për pjesën e parë të sezonit 2021/22 kanë startuar me një formacion të fortë ku sulmit sot i prin Asensio, Vinicious dhe Karim Benzema.
Mesfusha do të prihet nga veteranët e Los Blancos Casemiro, Toni Kroos dhe Luka Modric kurse në mbrojtje ajo që bie në sy është mungesa e Alabas e ku ka startuar: Dani Carvajal, Eder Militao, Nacho dhe Ferland Mendy. Natyrisht gardian në portën e Merengues do të jetë Thibaut Courtois.
(Kosova Sot Online)