Kush është Janny Sikazwe? Gjyqtari që çuditi botën me referimin e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës
Zyrtari i ndeshjes përfundoi dy herë ndeshjen para kohe në ndeshjen kundër Mali duke shkaktuar polemika të mëdha në botën e futbollit
Turnetë kryesore të futbollit preferojnë të prodhojnë momente magjike, por ato kanë po ashtu potencial për të shkaktuar kaos, ashtu si e pamë në ndeshjen Mali-Tunizia në Afcon 2021.
Kishte shumë zemërim dhe konfuzion kur gjyqtari i ndeshjes përfundoi dy herë ndeshjen para kohës së rregullt, duke mbyll kështu shpresat – edhe pse të pakta – që Tunizia ta barazonte rezultatin.
Po kush është Janny Sikazwe?
Janny Sikazwe është një gjyqtar nga Zambia i lindur më 26 maj 1979. Ai është njëri prej referëve më të njohur në vendet afrikane, pasi që ka marrë licencë të FIFA-së për arbitrim që në vitin 2007.
(Kosova Sot Online)