
Lexoni edhe:
Përkundër përhapjes së COVID, “Parc des Princes” do të jetë i mbushur për sfidën PSG-Real
Nuk kishte minuta në pjesën e parë të sezonit, por viti 2022 ka nisur mbarë për Marash Kumbullën që ditë pas dite po fiton besimin e Jose Mourinhos.
Ai ka qenë sërish protagonist te Roma, këtë herë në Kupën e Italisë në ndeshjen kundër skuadrës së Lecce.
Ekipi i Serie B shënoi i pari në portën e verdhekuqve, por Roma reagoi dhe gjeti golin e barazimit që në pjesën e parë.
Ka qenë pikërisht Marash Kumbulla, ai i cili me kokë e ka dërguar topin në rrjetë dhe i ka çuar shifrat në 1-1.
Roma më pas në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola të tjerë për ta fituar sfidën 3-1 dhe për të kaluar tutje në Kupën e Italisë.
Natyrisht, kjo e ka gëzuar Kumbullën dhe goli i parë i sezonit.
Ai ka reaguar me një postim në Instagram, duke shkruar: “Në çerekfinale. I lumtur për fitoren dhe golin e parë të sezonit. Shkojmë Roma”.
Kumbulla foli pas sfides edhe për Sport Mediaset ku u shpreh se ndjehet i lumtur për golin e tij dhe si edhe për momentin e mirë që po kalon.
“E nisëm ndeshjen jo mirë, pmë pas u përpoqëm të rrisim ritmin. Jam i kënaqur me golin. Në pjesën e dytë luajtëm me një tjetër ritëm dhe ia dolëm të fitojmë ndeshjen”.
“Tani po mundohem të korr frytet e punës së bërë muajt e fundit, dhe po ai dal mirë”.
Në fund foli edhe për rivalin e ardhshëm në Kupë që është Interi.
“Sigurisht që duhet ta nisim ndeshjen ndaj tyre në një mënyrë tjetërm, me një qëndrim me aktiv në fushë. Le të mendojmë për ndeshjen e së dielës kundër Empolit ka kohë për takimin e Kupës”.
(Kosova Sot Online )