Lexoni edhe:
Shantazhi dhe kërcënimi që vjen nga Serbia ndalet vetëm nga forca politike, ekonomike dhe ushtarake!
Cristiano Ronaldo nuk është i qartë nëse do të vazhdojë te Manchester United. AS tashmë ka raportuar se ai do të konsiderojë largimin nëse Djajtë e Kuq nuk janë një opsion real për të fituar Ligën e Kampionëve. Për këtë, thashethemet janë rritur edhe më shumë pas një debati të vogël me Ralf Rangnick, i cili e zëvendësoi atë në ndeshjen e fundit dhe ngjalli reagimin e portugezit.
Me gjithçka që po ndodh të Man United, ka reaguar ish lojtari i djajve të kuq dhe shoku i Cristianos, Louis Saha.
Ai ka mbështetur 36-vjeçarin, i cili është përpjekur të drejtojë dhomën e zhveshjes, por nuk ka marrë një përgjigje pozitive nga disa prej shokëve të tij.
“Nëse ndonjë lojtar ka të drejtë të flasë në atë dhomë zhveshjeje, ai është Cristiano Ronaldo (…). Nëse nuk jeni të frikësuar nga zoti juaj, nuk tregoni respekt. Unë nuk dua të them se Cristiano është një zot, por ai do të mbahet mend si një nga më të mirët e historisë…. Ata duhet ta dëgjojnë dhe të mbyllin gojën”, tha ish-sulmuesi francez.
(Kosova Sot Online )