Lexoni edhe:
Opozita kërkimfalje qytetarëve, pozita të qeverisë pa inate personale!
Lojtari me origjinë shqiptare që luan me Levanten në La Liga, është kthyer në një nga lojtarët e kërkuar në këtë merkato. Skuadra spanjolle nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin spanjoll, teksa në 21 ndeshje ka arritur të marrë vetëm 2 fitore duke u pozicionuar kështu në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.
Sipas “Superdeporti”, Enis Bardhi mund të largohet nga Levante për të nisur një eksperiencë të re në kampionatin Italian.
Opozita kërkimfalje qytetarëve, pozita të qeverisë pa inate personale!Lexoni edhe:
Pas Milanit, raportohet se edhe Torino është vënë në ndjekje të shqiptarit, kontrata e të cilit me Levanten përfundon në fund të këtij sezoni. 26-vjeçari ka 3 gola e dy asistime në 16 ndeshje të luajtuara në këtë sezon në La Liga.
(Kosova Sot Online )