UFC kthehet me mega-duel, Ngannou dhe Gane do të përballen mes vete në orët e para të mëngjesit

  • S.A /
  • 22 January 2022 - 11:27
UFC kthehet me mega-duel, Ngannou dhe Gane do të përballen mes vete në orët e para të mëngjesit

Francis Ngannou dhe Cyril Gane, do të takohen në tetëkëndësh këtë fundjavë në një përplasje për titullin e peshave të rënda me Ngannou që do ta mbrojë për herë të parë rripin e tij. Ngannou pretendoi këtë javë se ai e kishte mposhtur rivalin e tij gjatë një seance sparing kur ata stërviteshin në të njëjtën palestër në Paris.

Dyshja më pas treguan se si ndodhi në konferencën për shtyp të UFC 270 me Ngannou që tha: “Ai u rrëzua, ndoshta nuk e mban mend”.Gane u përgjigj: “Kjo nuk është e vërteta. Ne bëmë një sparing – dhe ishte me të vërtetë një ndeshje e shkëlqyer nga Francis. Ishte një goditje e bukur nga e majta. Problemi me Francis është se ai nuk i pëlqen sparing teknik”.

UFC 270 do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit të 23 janarit, ku me orën tonë, ndeshja mund të zhvillohet diku rreth orës 04:00. Ky pritet ë jetë një nga meçet më të bukura në muajt e fundit. 

(Kosova Sot Online )