Lexoni edhe:
Washington Post shkruan për ëndrrën e përmbushur të skiatores kosovare Kiana Kryeziut
Ka pasur skena tronditëse në futbollin brazilian në fundjavën që shkoi, pasi një thikë u nxor në fushë gjatë një momenti të diskutueshëm. Incidenti ndodhi në fazat përmbyllëse të gjysmëfinales së Copa Sao Paulo de Futebol Junior mes Sao Paulo dhe Palmeiras.Sao Paulo ishte duke fituar 1-0 në kohën shtesë kur disa tifozë vrapuan në fushë për t’u përballur me lojtarët e Palmeiras.
Washington Post shkruan për ëndrrën e përmbushur të skiatores kosovare Kiana KryeziutLexoni edhe:
Disa lojtarë të Sao Paulos u detyruan të ndalojnë përkrahësit e tyre, me një tifoz që arriti të sulmonte një lojtarë të Palmeiras. Arbitri u pa duke larguar një thikë të vogël, e cila ishte hedhur nga tribuna në zonën e penalltisë – duke i shokuar për pak lojtarët. Ndeshja u pezullua për rreth gjashtë minuta përpara se të rifillonte, me Palmeiras që fitoi përfundimisht 1-0. Oficeri i DRADE (Stacioni i Policisë për Shtypjen e Krimeve të Intolerancës Sportive) Cesar Saad konfirmoi se ishte nisur një hetim për të përcaktuar se si thika kishte kaluar kontrollet e sigurisë në stadium.
São Paulo vs Palmeiras U20s Copinha semifinals is interrupted by a knife-wielding pitch invader.
— Ralph Hannah (@paraguayralph) January 23, 2022
Unclear how referee got his hands on weapon but thankfully he did.
Palmeiras’ pleas to call off game went unheard. Player welfare totally ignored.pic.twitter.com/zbTEVPCrfM
(Kosova Sot Online )