
Lexoni edhe:
Turpi i gjyqësorit të Kosovës me aferën PRONTO, edhe një argument i fuqishëm për urgjencën e Ligjit Vetting
Novak Djokovic ka vendosur të rikthehet në garat e tenisit dhe pritet të marrë pjesë në garën e ATP-së në Dubai në shkurt, gati një muaj pasi Australia s’e lejoi të luajë në grand slamin Australian Open duke e dëbuar nga vendi. Tenisti serb është në listën e hyrjes për turneun Dubai Duty Free, i cili nis më 21 shkurt. Kjo do të jetë paraqitje e parë e Djokovicit që prej dëbimit nga Australia në prag të turneut të madh Australian Open. 34-vjeçari nuk ka folur publikisht qëkur u rikthye në Serbi, por është fotografuar në Mal të Zi gjatë vizitave në manastireve atje.
Pjesëmarrësit në turneun e Dubait nuk janë të detyruar të vaksinohen kundër Covid-19 dhe ky është një turne në të cilin Djokovici ka luajtur shumë shpesh në të kaluarën, duke i fituar pesë tituj. Mundësitë e Djokovicit për të marrë pjesë në turne të shumtë të mëdhenj këtë vit do të jenë shumë të vogla, nëse ai nuk pranon të vaksinohet. Turnet e mëdhenj Indian Wells dhe Miami, të cilët mbahen në mars në SHBA, kërkojnë që tenistët të jenë të vaksinuar. E njëjta vlen për të edhe në grand slamin e dytë të këtij viti, French Open, i cili mbahet në maj në Francë.
(Kosova Sot Online )