
Lexoni edhe:
Rrahmani: “Nëse do të isha italian…”
Autori i dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të FSHF-së Armand Duka ka dalë sot para Gjykatës në Durrës për masën e sigurisë. Prokuroria e Rrethit ka kërkuar arrest me burg për 34-vjeçarin Arlen Hasanaj. Seanca gjyqësore po zhvillohet me dyer të mbyllura, nën masa të rrepta sigurie, pasi Gjykata është boshatisur nga brenda dhe dyert e jashtme janë të mbyllura. I riu rezulton me një djegie në dorën djathtë dhe vendimi i ekspertit mjekoligjor është prova kryesore e organit të akuzës për ta vënë Hasanajn nën akuzë. Do të jetë një raport paraprak i mjekësisë ligjore që do të japë verdiktin se me çfarë shenjash ka të bëjë për të bërë të mundur edhe përcaktimin nëse janë mbetje fitilash ose jo.
Rrahmani: “Nëse do të isha italian…”Lexoni edhe:
Sipas të dhënave mësohet se grupi hetimor ka ngritur dyshime se Hasanaj është djegur gjatë ndezjes së fitilit në momentin para se të hidhte kallëpin e tritolit në portën e jashtme të oborrit të vilës së Dukës mbrëmjen 24 janarit në Durrës.
Një ekspert i mjekësisë ligjore nga Tirana ka mbërritur në dhomat e paraburgimit ku ka marrë analizat nëse ka gjurmë të lëndës së dyshuar në dorën e djathtë të Hasanajt.
Kundër gjithë pretendimeve dhe akuzave të ngritura ndaj Hasanajt është vendosur avokati mbrojtës i tij. Ai që prej të enjtes vijon të këmbëngulë se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ai ka prova të mjaftueshme për ta provuar këtë fakt.
(Kosova Sot Online )