![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Vedat Muriqi me mesazh prekës për tifozët e Lazios, pas kalimit te Mallorca
![Vedat Muriqi me mesazh prekës për tifozët e Lazios, pas kalimit te Mallorca](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/03/auto_Muriqi-600x3601630669793.jpg)
Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është huazuar te skuadra e La Ligas, Mallorca.
Kjo u bë e ditur fillimisht nga klubi spanjoll, i cili e zyrtarizoi Muriqin me një formë unike
Por, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe mesazhi i sulmuesit kosovar, i cili falënderoi tifozët e Lazios.
“Dua të falënderoj fansat e vërtetë të Lazios për besimin, përkrahjen dhe respektin që ma dhanë. Fatkeqësisht nuk arrita t’ua tregoj Vedatin e vërtetë mjaftueshëm brenda fushës. Faleminderit shumë që e bëtë Romën shtëpinë time për mua dhe familjen dhe që dhuruat dashuri për ne. Zemra dhe përkrahja ime do të jetë me ju për pjesën e mbetur të ligës. Me dashuri”, shkroi Muriqi në profilin e tij në Twitter.
(Kosova Sot Online)