![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Ramos pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Real Madridit
![Ramos pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Real Madridit](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/07/auto_ramos-1-780x4391638865756.jpg)
Liga e Kampionëve është gati të rikthehet dhe Paris Saint-Germain-Real Madrid është ndeshja më e spikatur e 1/8 së finales.
Por Sergio Ramos tani do të jetë në garë me kohën për të qenë gati për ndeshjen e parë në Parc des Princes më 15 shkurt
Pasi lëndimi e la jashtë fushës për muajt e parë të sezonit 2021/22, qendërmbrojtësi më në fund ishte në gjendje të fillonte të shfaqej për klubin francez në javët e fundit, por tani ka pësuar një problem muskulor në stërvitje.
Shpresat nuk janë të mëdha që Ramos do të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj ish-klubit të tij në ndeshjen e parë të 1/8 së finales.
(Kosova Sot Online)