![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Muriqi luan tërë ndeshjen në debutim, por Mallorca eliminohet nga Kupa e Mbretit
![Muriqi luan tërë ndeshjen në debutim, por Mallorca eliminohet nga Kupa e Mbretit](/uploads/kosova-sot/images/2022/February/02/auto_k1643836063.jpg)
Muriqi luan tërë ndeshjen, megjithatë ekipi i tij, Mallorca është eliminuar nga Kupa e Mbretit.
Vedat Muriqi ka luajtur gjatë tërë ndeshjen në debutimin e tij me skuadrën spanjolle, Mallorcan.
Megjithatë, debutimi i Muriqit lë shije të hidhur pasi Mallorca u mposht 1:0 nga Rayo Vallecano duke u eliminuar kështu nga Kupa e Mbretit.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga penalltia. Ishte Trejo i cili u tregua i saktë nga 11-metërshi një minutë para fundit të pjesës së parë.
Vedat Muriqi pati një mundësi të mire shënimi në minutën e 80-të të ndeshjes, por goditja e tij me kokë përfundoi pak mbi portën kundërshtare.
(Kosova Sot Online)