
Tifozët e Bilbaos e gjuajnë me shishe autobusin ku gjenden lojtarët e Real Madridit

Athletic Bilbao dhe Real Madrid do të përballen sonte në “San Mames” në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, ndeshje e cila fillon nga ora 21:30.
Ndërkohë, shmë tifozë baskë janë mbledhur duke e pritur autobusin e Real Madridit, në të cilën ndodhen edhe futbollistët.
Por, pritja nuk ishte aspak e ngrohtë, përkundrazi, ishte armiqësore
Një numër i tifozëve filluan ta gjuanin me shishe autobusin e “Los Blancos”, gjatë mbërritjes në stadium.
(Kosova Sot Online)