
Ndërron jetë ish-hendbollisti i njohur kosovar

Hendbolli kosovar e ka marrë një goditje të rëndë sot.
Ish-hendbollisti i njohur kosovar, Valbon Shala ka ndërruar jetë në moshë të re.
Lajmin për vdekjen e 40 vjeçarit e ka bërë të ditur ish-klubi i tij, Besa Famgas përmes një postimi në rrjetet sociale.
Shala kishte fituar shumë trofe me ekipin pejan para se të shpërngulej me familje në Gjermani.
Redaksia e sportit e “Kosova Sot Online” i shpreh ngushëllime familjes Shala dhe miqve të tij.
https://www.facebook.com/besafamgas/posts/5436882226341360
(Kosova Sot Online)