Lexoni edhe:
Kapja e Burim Rrecit në aferën e tregtisë me drogë, ja qet faqen e zezë NISMES së Fatmir Limajt!
Parashikimi i Lionel Messit rreth formës së Cristiano Ronaldos te Manchester United po del të jetë i saktë, së paku për këta dy muajt e parë të këtij viti. Në nëntor të vitit të kaluar, Messi në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca” kishte folur rreth rikthimit të rivalit të tij të “Djajtë e Kuq”.
Argjentinasi e kishte lavdëruar Ronaldon për fillimin e tij te gjiganti anglez, pas rikthimit në “Old Trafford” në vitin e kaluar.
“United është skuadër shumë e fortë, me lojtarë të mrekullueshëm. Cristiano e njeh klubin, por ishte fazë tjetër dhe ai tani është përshtatur në një mënyrë mbresëlënëse” – deklaronte ish-futbollisti i Barcelonës.
Messi pastaj kishte deklaruar se kampionati anglez është i fortë dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë pas dhjetorit, ashtu edhe siç ndodhi me formën e Ronaldos.
“Që nga fillimi ka shënuar gola si gjithmonë dhe nuk ka pasur probleme për t’u përshtatur. Në Premier League nuk është aq mirë sa mendojmë të gjithë, është një kompeticion shumë i vështirë dhe i barabartë në të cilin gjërat marrin shumë kthesa. Pas dhjetorit ndryshon shumë dhe gjithçka mund të ndodhë”.
Kujtojmë se Cristiano Ronaldo e ka regjistruar vetëm një gol në vitin 2022, teksa nga shumëkush po vlerësohet edhe si një “problem” për skuadrën nga Manchesteri.
Për sulmuesin portugez nuk mungojnë as lajmet se ai sërish mund të largohet nga skuadra angleze, derisa destinacioni i tij i radhës mund të jetë pikërisht Paris Saint-Germain, aty ku aktivizohet rivali i tij më i madh në botën e futbollit, Lionel Messi.
Ndryshe, Cristiano Ronaldo ka kontratë të vlefshme me Manchester United deri më 30 qershor të vitit 2023
(Kosova Sot Online )