Lexoni edhe:
Turneu ndërkombëtar në Bullgari, Donjeta Sadiku në ring kundër boksieres serbe
Norvegjia i priu listës së medaljeve në Lojërat Olimpike Dimërore që u mbajtën në Pekin. Kështu ndodhi edhe në Olimpiadën Dimërore të para katër viteve në Pyeongchang. Është befasuese që një vend me vetëm 5.3 milionë banorë t’ia kalojë gjigantëve si Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadasë apo Rusisë.
Norvegjia gjithashtu po shkëlqen në sporte tjera përveç borës dhe akullit. Emrat si Haaland, Magnus Carlsen, vëllezërit Ingebrigsten, kampioni olimpik dhe rekorderi botëror në 400 metra me pengesa Karsten Warholm, Viktor Hovland në golf, tenisti Casper Ruud e të tjerë.
Turneu ndërkombëtar në Bullgari, Donjeta Sadiku në ring kundër boksieres serbeLexoni edhe:
Dhe, në renditjen e medaljeve për numër të banorëve, Norvegjia është lidere dhe gjithashtu zë vend të rëndësishëm në renditjen e përgjithshme. Madje edhe teksti i himnit të tyre e thotë këtë: “Ne nuk jemi shumë, por jemi mjaftueshëm”.
Sekreti i tyre mund të përmblidhet me frazën: “Suksesi arrihet duke e shijuar, jo garuar”. Ndërsa në pjesën tjetër të vendeve ne fokusojmë sportin bazë drejt specializimit, konkurrencës dhe trajnimit metodologjik që në moshë shumë të hershme, Norvegjia ndjek një politikë krejtësisht të tjetër, të cilën e sintetizojnë me moton e tyre Gëzimi i Sportit për të gjithë.
Me fjalë tjera: Deri në moshën 13 vjeçare ata fokusohen në pjesëmarrje, në stërvitjen e fëmijëve dhe përvojat në sporte të ndryshme, e më pastaj të zgjedhin lirshëm. Ata luajnë për qejf, kurse garimi dhe renditja kanë pak rëndësi.
Një tjetër informacion interesant dhe ndoshta më i rëndësishmi në sukseset sportive të Norvegjisë: Atje, 93% e fëmijëve dhe 70% e të rriturve mirren me sport, një e dhënë që është shumë herë më e lartë krahasuar me vendet tjera.
Në ShBA vetëm 45% e fëmijëve janë marrë me sport në vitin 2008, kurse pas 10 viteve kjo përqindje ra në 38.
(Kosova Sot Online )