Klubin rus e pret sot “ferri” në Spanjë, në ditën kur Rusia e sulmoi Ukrainën
Zenit St.Petersburg do të përballet sonte me një situatë aspak të lakmueshme.
Klubin rus e pret sot “ferri” në Spanjë, në ditën kur Rusia e sulmoi Ukrainën
Zenit St.Petersburg do të përballet sonte me një situatë aspak të lakmueshme.
Klubi rus në fakt do ta zhvillojë ndeshjen e “play-offit” të Europa Leagues ndaj Real Betisit.
Kjo ndeshje do të luhet pikërisht në ditën kur Rusia e sulmoi ushtarakisht Ukrainën, veprim ky që u kundërshtua dhe u kritikua në botë.
E tash nuk dihet se si do të pritet sonte klubi rus në Spanjë dhe vërshëllimat ndaj lojtarëve mund të jenë prezente në tribuna.
Pikërisht në qytetin e St. Petersburgut është paraparë të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve sivjet.
Por, UEFA mund të vendos që ta zhvendosë finalen diku tjetër në Evropë.
Ndërkohë, aktivitetet sportive në Ukrainë janë shtyrë sot dhe futbolli do të pushojë “dhunshëm” së paku një muaj.
(Kosova Sot Online )