Lexoni edhe:
Ukrainës i vjen ndihma shtesë ushtarake nga ShBA-ja, Sekretari Blinken autorizon edhe 350 milionë dollarë
Wojciech Szczesny ka kërkuar që FIFA dhe UEFA të mbajnë përgjegjëse Rusinë pas sulmeve të tyre në Ukrainë. Portieri i Juventusit, gruaja e të cilit është nga Ukraina ka bërë një deklaratë emocionuese për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, teksa tha gjithashtu se do ta bojkotojë ndeshjen e plau-offit për Kupën e Botës ndaj Rusisë muajin tjetër.Szczesny dhe shokët e tij të skuadrës lëshuan një deklaratë të shtunën në mëngjes duke njoftuar se po refuzonin të luanin në Moskë.
Ai theksoi se ndërgjegjja nuk e lë të luaj ndaj Rusisë në ndeshjen e play-offit dhe e konfirmoi edhe njëherë se do ta bojkotojë, edhe pse e di se sa e rëndësishme është fitorja në atë përballje.
“Gruaja ime ka lindur në Ukrainë, ka gjak ukrainas që rrjedh nëpër venat e djalit tim, një pjesë e familjes sonë është ende në Ukrainë, shumë nga punëtorët e mi janë ukrainas dhe të gjithë janë njerëz të mrekullueshëm. Duke parë vuajtjet në fytyrat e tyre dhe frikën për vendin e tyre më bën të kuptoj se nuk mund të qëndroj pa lëvizur dhe të bëj se asgjë nuk ka ndodhur. Në momentin që Putini vendosi të pushtonte Ukrainën, ai i shpalli luftë jo vetëm Ukrainës, por edhe të gjitha vlerave për të cilat Evropa përfaqëson. Lirinë, pavarësinë, por mbi të gjitha paqen. Më 24 mars, ne duhej të luanim kundër Rusisë për Kupën e Botës 2022 në Katar. Dhe megjithëse zemra më thyhet gjatë shkrimit të kësaj, ndërgjegjja ime nuk më lë të luaj. Të përfaqësosh vendin tënd është nderi më i madh në karrierën e futbollistëve, por është ende një zgjedhje. Unë refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlerat dhe parimet e Rusisë! Unë refuzoj të qëndroj në fushë, duke veshur ngjyrat e vendit tim dhe të dëgjoj himnin kombëtar të Rusisë! Refuzoj të marr pjesë në një sport edhe që legjitimon veprimet e qeverisë ruse. E di që ndikimi im mund të jetë vetëm simbolik, por i bëj thirrje FIFA-s dhe UEFA-s që të ndërmarrin veprime dhe të mbajnë përgjegjës Federatën Ruse për veprimet e tyre”, ka thënë Szczesny.
(Kosova Sot Online )