
Klitschko me video prekëse nga bodrumet: Dëgjoni fëmijët që frikësohen për jetët e tyre, shpëtoni ata

Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko e ka publikuar një video mjaft prekëse në rrjetet sociale.
Në të shihen fëmijë të frikësuar për jetët e tyre, të cilët po tmerrohen nga bombat dhe raketat e agresorit rus.
Klitschko, i cili iu bashkua ushtrisë ukrainase në luftën ndaj rusëve, thotë se ky është realiteti aktual i Ukrainës.
Ai ka bërë thirrje që të shpëtohen fëmijët, që të shpëtohet populli ukrainas.
“Dëgjoni ata. Dëgjojeni zërin e këtyre fëmijëve që frikësohen për jetët e tyre. Shumë të tjerë tashmë i kemi humbur. Kjo është e sotmja. Ky është realiteti i një lufte të tmerrshme. Veproni tani! Shpëtoni fëmijët. Ndaleni Rusinë”, ka shkruar Klitschko.
Ai së bashku me vëllain, Vitali, që është ish-kampion i botës dhe kryebashkiak i Kievit, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut.
Më poshtë mund ta shihni videon emocionuese dhe prekëse të krijesave më të pafajshme në botë.
Listen to them! Listen to the voices of these children fearing for their lives. Many others we have already lost. This is today. This is the reality of a hideous war. Act now! Save the children! #StopRussia #StopPutinsWar pic.twitter.com/b727MwfjXZ
— Klitschko (@Klitschko) March 1, 2022
(Kosova Sot Online)