
Lexoni edhe:
UEFA i ndan 1 milion euro në ndihmë të fëmijëve ukrainas
Kampioni i botës në boksin profesionist, Olseksandr Usyk e ka lënë prapa krahëve pasionin dhe profesionin e tij. Ukrainasi është rikthyer në atdhe për t’ju bashkuar ushtrisë ukrainase për ta ruajtur vendin e tij pas sulmeve të ashpra të ushtrisë ruse. “Është detyrë e imja”, ka thënë 35 vjeçari në një intervistë për “Don Riddell”. Usyk thotë se boksi e ka përgatitur atë për skenarë të tmerrshëm si ky.
UEFA i ndan 1 milion euro në ndihmë të fëmijëve ukrainasLexoni edhe:
Ai insiston se sporti është gjëja e fundit që po e mendon për momentin pasi është i vendosur, nëse është nevoja, ta japë edhe jetën për atdheun e tij.Fama e Usyk u rrit vitin e kaluar kur e rrahu kampionin e deriatëhershëm të botës, Anthony Joshua.Krahas tij, në luftë kundër rusëve po marrin pjesë edhe ish-kampionët e botës në boks, vëllezërit Klitschko.
(Kosova Sot Online )