Lexoni edhe:
Abramovich e ndryshoi botën e futbollit, i shpenzoi 2 miliardë euro për 19 vjet
Rusia po vazhdon të goditet në krejt sferat e jetës pas sulmit ushtarak që e ndërmori ndaj Ukrainës. Sporti e ka përjashtuar thuajse tërësisht Rusinë nga ngjarjet kryesore. Ndërsa, një tjetër goditje rusët e morën nga kompania e video-lojërave, EA SPORTS FIFA. Në një njoftim të kësaj të fundit u bë e ditur se Rusia do të hiqet nga video-loja “FIFA 2022”. “EA Sports shpreh solidaritet me njerëzit ukrainas dhe dëshiron të bëjë thirrje për paqe dhe fund të sulmit ndaj Ukrainës.
Abramovich e ndryshoi botën e futbollit, i shpenzoi 2 miliardë euro për 19 vjetLexoni edhe:
Në linjë me partnerët tanë FIFA e UEFA, EA Sports e ka nisur procesin e heqjes së futbollit rus, përfshirë këtu Kombëtares dhe klubeve nga produktet e EA Sports FIFA, siç janë FIFA 22, FIFA Mobile dhe FIFA Online. Ne gjithashtu jemi duke i shqyrtuar ndryshimet në sfera të tjera të lojës sonë”, shkruan në njoftimin e EA Sports FIFA. Sporti rus është duke marrë goditje të njëpasnjëshme pas agresionit që po e shfaq ky shtet ndaj Ukrainës.
(Kosova Sot Online )