U regjistruan 19 raste pozitive me koronavirus, shtyhet ndeshja në Bundesligë

  • A.P /
  • 04 March 2022 - 17:36
U regjistruan 19 raste pozitive me koronavirus, shtyhet ndeshja në Bundesligë

Koronavirusi është duke sjellur sërish telashe në Bundesligë të Gjermanisë, pasi tashmë është konfirmuar shtyrja e ndeshjes mes Mainzit dhe Borussia Dortmundit.

Klubi i Mainzit të enjten konfirmoi 19 raste pozitive me koronavirus te skuadra e parë, ku 13-të prej tyre ishin futbollistë.

Pas kësaj, klubi gjerman kishte bërë kërkesë që ndeshja e radhës ndaj Dortmundit të shtyhet.

Kjo kërkesë e tyre është mirëkuptuar nga Federata e Futbollit të Gjermanisë dhe klubi i Borussia Dortmundit.

Sot, klubi i Manizit bëri të ditur se kjo ndeshje do të zhvillohet më 16 mars.

Ndeshja e përmendur i takon javës së 25-të në Bundesligë, teksa ishte e paraparë që të zhvillohej më 6 mars. 

(Kosova Sot Online)