Lexoni edhe:
Interi realizon edhe golin e pestë, Dzeko të dytin sonte
Tifozët kanë ndërprerë ndeshjen mes Vitteses dhe Sparta Rotterdamit të premten mbrëma. Ndeshja e vlefshme për javën e 25-të në Eredivisie u ndërpre në minutën e 93-të. Rezultati deri në ato momente ishte 0-1 në të mirë të skuadrës mysafire nga Rotterdami. Ndeshja u ndërpre nga gjyqtari kryesor, Rob Dieperink, pasi portieri i mysafirëve, Maduka Okoye, u godit me disa gjëra të forta të hedhura nga tifozët e Vitteses.
Interi realizon edhe golin e pestë, Dzeko të dytin sonteLexoni edhe:
Pak para se Okoye të marrë goditjen, ai u përball edhe me një tifoz i cili hyri në fushë.Pasi Okoye mbeti i shtrirë në fushë, futbollistët e Sparta Rotterdamit u larguan nga fusha dhe nuk pranuan që ta vazhdonin ndeshjes.Tani mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi final nga Federata e Futbollit e Holandës për këtë ndeshje.
(Kosova Sot Online )