Lexoni edhe:
Interi realizon edhe golin e pestë, Dzeko të dytin sonte
Oleksandr Zinchenko ka zbuluar se vetëm familja e tij e ka ndaluar të udhëtojë për të luftuar në Ukrainë, pasi vendi i tij po përballet tash e më shumë se një javë me agresionin rus. Anëtari i Manchester Cityt së fundmi ka dhënë një intervistë për “BBC Sport” me Gary Lineker, ku foli për situatën e krijuar në Ukrainë.
Interi realizon edhe golin e pestë, Dzeko të dytin sonteLexoni edhe:
“Thjesht po qaj. Tashmë ka kaluar një javë. Edhe kur e ngas makinën nga terreni stërvitor, thjesht mund të qaj nga asgjëja. Është gjithçka në kokën time. Imagjinoni vendin ku keni lindur, ku jeni rritur dhe ka vetëm tokë bosh. Unë mund t’ju tregoj një milion fotografi dhe video të çdo qyteti në vendin tim që ata shkatërruan. Njerëzit atje po më dërgojnë fakte… po vdesin nga uria. Njerëzit thjesht po mbijetojnë, duke fjetur nën tokë dhe në bunkerë.”, tha fillimisht reprezentuesi ukrainas.
Tutje, Zinchenko tha se edhe ai do t’iu ishte bashkuar ukrainasve në luftën për mbrojtjen e vendit, por që familja e tij po e ndalon.
“Do të jem i sinqertë, nëse jo për vajzën time, familjen time, do të isha atje. Unë thjesht kam lindur i tillë. Unë i njoh njerëzit e vendit tim, mentalitetin e tyre dhe të gjithë mendojnë njësoj. Jam shumë krenar që jam ukrainas dhe do të jem përgjithmonë për pjesën tjetër të jetës sime. Dhe kur shikon njerëzit se si luftojnë për jetën e tyre… nuk ka fjalë. Unë i njoh njerëzit, mentalitetin e njerëzve të mi nga vendi im, ata preferojnë të vdesin dhe do të vdesin. Por ata nuk do të heqin dorë”, ka deklaruar 25-vjeçari.
(Kosova Sot Online )