Lufta me simbole e atletit ukrainas dhe atij rus në Kampionatin Botëror të gjimnastikës

  • A.P /
  • 06 March 2022 - 09:30
Lufta me simbole e atletit ukrainas dhe atij rus në Kampionatin Botëror të gjimnastikës

Atleti rus i gjimnastikës, Ivan Kuliak shkaktoi zemërim të shtunën duke veshur një simbol të luftës ruse në fanellën e tij ndërsa ndante një podium me një rival ukrainas.

Ish-kampioni rus i të rinjve Kuliak sapo kishte përfunduar i treti pas fituesit nga Ukraina, Illia Kovtun në hekurat paralele në një ngjarje të Kupës së Botës në Doha.

Dhe ndërsa gjimnastët u fotografuan duke qëndruar krah për krah për të marrë medaljet e tyre, dukej qartë një shkronjë ‘Z’ e ngjitur në mes të fanellës së Kuliak. 

Shkronja Z, e cila simbolikisht përfaqëson ‘fitoren’ në rusisht, është ngjitur në pjesën e përparme të tankeve të  Vladimir Putin dhe automjeteve të tjera ushtarake.

(Kosova Sot Online)