![](/uploads/kosova-sot/images/2022/March/07/200x200_Qeveria-Kurti-21646643342.jpg)
Lexoni edhe:
Qeveria Kurti ta lufton krimin pamëshirshëm, për ta fituar besimin qytetar për mbushjen e Fondit të Sigurisë
Bota e sportit vazhdon të bëjë thirrje për ndaljen e luftës në Ukrainë. Një gjë e tillë është parë edhe mbrëmë në ndeshjen kampionale në Itali ndërmjet Napolit dhe Milanit.Tifozët në tribuna shfaqën parulla me shkrimin “Ndal luftën”, ndërsa e shfaqën mbështetjen për Ukrainën, e cila po sulmohet ushtarakisht nga Rusia. Ndërkohë, në stadiumin “Diego Armando Maradona” u lëshua edhe kënga “Imagine” e John Lennon, e cila bën thirrje për paqe dhe harmoni në mes të njerëzve. Bota e sportit e ka dënuar vazhdimisht luftën e nisur në Ukrainë.
E Rusia është shpallur “non-grata” në sport. Shumica e sporteve e kanë përjashtuar përkohësisht Rusinë.
Ndërsa, të gjitha aktivitetet sportive ndërkombëtare, të parapara të zhvillohen në Ukrainë, janë anuluar.
(Kosova Sot Online )