![](/uploads/kosova-sot/images/2022/March/08/200x200_nato-1-600x3601646723397.jpg)
Lexoni edhe:
Kosova urgjentisht të bëjë një Marrëveshje Ushtarake Mbrojtëse Bilaterale me SHBA- të ose me shtetin Turk- si vendi i dytë më i fortë në NATO!
Paris Saint-Germaini është i vetëdijshëm se mund ta humbasë Kylian Mbappen gjatë verës që vjen. Ylli francez pritet të përfundojë në Real Madrid si lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me parisienët.Dhe, gazetari italian Fabrizio Romano raporton se gjiganti francez e ka zgjedhur Marcus Rashfordin si zëvendësues ideal të kampionit të botës me Francën.
Sulmuesi i Manchester United do t’i japë fund eksperiencës në “Old Trafford” dhe ai mund të përfundojë në “Parkun e Princave”. Gjithashtu, edhe Cristiano Ronaldo mund të përfundojë në Paris nëse “Djajtë e Kuq” nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve. Nga ana e tij, Mbappe nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me PSG-në, ndërsa e sheh të ardhmen e tij në “Santiago Bernabeu”.
(Kosova Sot Online )