Lexoni edhe:
PSG-ja e gjen pasardhësin e Mbappes
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshjet e kthimit të së tetës së finales. Liverpooli dhe Bayern Munichu janë favoritë për të kaluar në çerekfinale duke u bazuar në rezultatet e dueleve të para. “Reds” e morën një rezultat solid në Itali duke e mundur Interin me rezultat 2:0. Prandaj, ekipi i Jurgen Kloppit do të mundohet ta ruajë këtë kapital dhe në “Anfield Road” ta presë biletën për fazën tjetër. Nga ana tjetër, “Nerazzurri” ishin të pafat në lojën e parë dhe do të mundohen që t’i përmirësojnë gabimet sonte.
PSG-ja e gjen pasardhësin e MbappesLexoni edhe:
Sidoqoftë, kampioni aktual italian do ta ketë një mision mjaft të vështirë për ta përmbysur rezultatin.
Mirëpo, futbollit nuk i dihet kurrë. Në duelin tjetër, Bayerni llogarit në fitore ndaj Salzburgut në shtëpi.
Skuadrat barazuan 1:1 në duelin e parë të zhvilluar në Austri.
E tash, në “Allianz Arena” Robert Lewandowski me shokë do ta kërkojnë kualifikimin tutje.
Kurse, Salzburgu do të kërkojë mrekullinë në Gjermani.
Pra, sonte do të dihen dy çerekfinalistët e parë të Championsit për këtë edicion.
Të dyja ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00.
(Kosova Sot Online )