Lexoni edhe:
PSG-ja e gjen pasardhësin e Mbappes
Kombëtarja e Kosovës këtë muaj do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore, me Burkina Fason dhe me Zvicrën. Verdhekaltrit do të rikthehen kështu në fushën e blertë për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar.
E tifozët “Dardanët” mezi po presin t’i shohin më të dashurit e tyre duke luajtur. Tifozët besnikë të Kosovës premtojnë spektakël në ndeshjen me Burkina Fason, e cila do të luhet më 24 mars në Prishtinë.
PSG-ja e gjen pasardhësin e MbappesLexoni edhe:
Ata njëherësh i ftojnë të gjithë që t’i bashkohen festës në muajin mars, i cili është i veçantë për vendin tonë, pasi konsiderohet si muaj i rezistencës, i lavdisë dhe i krenarisë. “Dardanët” kërkojnë që të gjithë të kontribuojnë që të rikthehet gjallëria e dikurshme në Kombëtare, e cila e kaloi një vit të zbehtë. Më poshtë mund ta shihni postimin e “Dardanëve”, të cilët synojnë të jenë prezentë me një numër të caktuar edhe në ndeshjen e 29 marsit në Zvicër.
(Kosova Sot Online )