Kur e do futbollin, pesha nuk ka rëndësi

  • 14 March 2022 - 10:30
Kur e do futbollin, pesha nuk ka rëndësi

Kur e do futbollin, nuk ka asnjë arsye që mund të të ndalë.E kështu mendon edhe sulmuesi brazilian, Walter. Edhe pse në mbipeshë, fundjavën që shkoi ai debutoi në fanellën e Amazonas, një ekip në ligat më të ulëta të futbollit brazilian.Walter madje luajti 90 minuta.Ai i bëri disa lëvizje të mira dhe i bëri disa pasime të sakta në ndeshjen e kthimit kundër ekipit Fast.

Madje, Walter për pak sa nuk shënoi, por e ndjeu nxehtësinë dhe shpejtësinë e ndeshjes. Debutimi i tij u vlerësua si i qëndrueshëm dhe shpresëdhënës. Ai luajti përkrah lojtarëve si Ibson, ish-lojtar i Flamengos, Eduardo Ramos, ish i ekipit Remo, Marion, ish-lojtar i Atletico MG dhe Soares, kampion i Copa do Brazil me Fluminensen dikur.

(Kosova Sot Online )