Lexoni edhe:
Emërimi i Christopher Hill-it, ambasador në Beograd,duhet të ndryshoj formati i dialogut
Ngjarjet e fundit në futbollin kosovar kanë çuar pluhur të madh. E ashtuquajtura “opozitë” e ka akuzuar kryetarin aktual, Agim Ademi, se po thirr kuvend zgjedhor jo të rregullt, para kohe dhe pa e respektuar periudhën paralajmëruese kohore.
Ndërkohë, ndaj situatës së fundit të krijuar ka reaguar sot edhe Ministria e sportit, e cila thotë se po e ndjek me vëmendje rrjedhën e zhvillimeve në Federatën e Futbollit të Kosovës, veçanërisht debatet e fundit rreth respektimit ose jo të normave statutare të FFK-së në raport me procesin zgjedhor.
MKRS-ja bën thirrje për proces të rregullt e të bazuar me norma statutare në zgjedhjet e FFK-së, të cilat do të mbahen muajin tjetër. Më poshtë mund ta lexoni sqarim/reagimin e MKRS-së.
(Kosova Sot Online )