Lexoni edhe:
City s’ka më vend për gabime, e ka mundësinë e shkëputjes ndaj Liverpoolit sonte
Paul Pogba është duke i kaluar muajt e fundit në fanellën e Manchester Unitedit. Mesfushorit francez do t’i skadojë kontrata në muajin qershor dhe do të jetë i lirë ta zgjedh klubin e ri. Trajneri personal i kampionit të botës me Francën ka zbuluar se mesfushori ofanziv nuk do të jetë më lojtar i Manchester United pas përfundimit të këtij sezoni. Për këtë siguron mediumi britanik “The Sun”.
City s’ka më vend për gabime, e ka mundësinë e shkëputjes ndaj Liverpoolit sonteLexoni edhe:
Ditë më parë ish-futbollisti i Juventusit tha se trajneri i ri i “Djajve të Kuq” do të jetë vendimtar për të ardhmen e tij. Megjithatë, më i mundshëm është largimi i tij nga “Old Trafford”, ku nuk kaloi siç pritej në eksperiencën e tij të dytë. Interesim për Pogban kanë shfaqur Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe ish-klubi i tij, Juventus.
(Kosova Sot Online )