Interi po paguan një çmim të lartë për gabimi trashanik që e bëri në janar

  • 14 March 2022 - 14:06
Interi po paguan një çmim të lartë për gabimi trashanik që e bëri në janar

Interi duket gjithnjë e më shumë i varur nga Marcelo Brozovic dhe La Gazzetta dello Sport thekson gabimin e klubit që lejoi Stefano Sensin t’i bashkohet Sampdorias në janar.

Italiani u transferua te Marassi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të dimrit, duke i lënë Nerazzurrët pa mundësi për të zëvendësuar kroatin. Lojtari ka munguar në tre ndeshje këtë sezon dhe Nerazzurrët fituan vetëm një prej tyre, duke iu nevojitur kohë shtesë për të mposhtur Empolin në Kupën e Italisë në janar. Brozovic u përjashtua gjithashtu nga humbja e tyre 2-0 kundër Sassuolos dhe barazimi i djeshëm 1-1 kundër Torinos. Kampionët në fuqi të Serie A janë gjithnjë e më shumë të varur nga 29-vjeçari, i cili pësoi një lwndim kundër Liverpoolit javën e kaluar dhe është lojtari i vetëm i mbetur në skuadër pas huazimit të Sensit.

Matias Vecino zëvendësoi Brozovic dje, me Calhanoglu që nuk po arrin tw kwndellet. Ndeshja nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar pasi Nerazzurrët patën fatin që u larguan me një pikë falë barazimit të vonuar të Alexis Sanchez.

La Gazzetta dello Sport analizoi paraqitjet e Interit duke nënvizuar sesi mungesa e një zëvendësuesi natyral për Brozovic ndikoi te Nerazzurrwt në Torino. Sensi luftoi me lëndime në Inter dhe ka luajtur pesë ndeshje në Sampdoria që nga kalimi i tij i huazuar te Marassi. Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ishte ndër ata që e këshilluan të transferohej te Marassi për të fituar kohë të rregullt.“Duhet të merret parasysh ajo që nuk është bërë gjatë afatit kalimtar (nga Sensi e tutje) për të zëvendësuar një lojtar nga i cili Interi varet shumë”, ka shkruar Luigi Garlando.

“Megjithatë, përveç atyre që mungojnë, ata që luajtën duhet të kishin bërë më shumë në pjesën kryesore të edicionit, duke treguar të njëjtën frymë si Torino”.

Paraqitjet dhe rezultatet e Interit kanë rënë në mënyrë dramatike në vitin 2022, pasi lojtarët e Inzaghit grumbulluan vetëm 13 pikë në nëntë ndeshje, nëntë më pak se Juventusi që është skuadra më e mirë e Serie A në vitin e ri. 

(Kosova Sot Online )