Pas qeverisë britanike, vjen goditja tjetër për Abramovichin nga Bashkimi Evropian

  • 14 March 2022 - 14:47
Pas qeverisë britanike, vjen goditja tjetër për Abramovichin nga Bashkimi Evropian

Miliarderi rus po përballet me sanksione të rënda për shkak të afërsisë që e ka me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili e nisi luftën në Ukrainë. Qeveria britanike fillimisht ia ngriu të gjitha asetet që i kishte në këtë shtet, duke mos e lejuar fillimisht as që ta shiste klubin e tij, Chelsea, njoftojnë mediat britanike.

Për momentin, klubi anglez nuk mund të gjenerojë të ardhura dhe po e pret shitjen nga miliarderi rus.

E tash, krahas qeverisë Johnson, Abramovichin do ta godasë sot edhe Bashkimi Evropian.

BE-ja në fakt e ka futur atë në listën e paketës së re të masave kundër Rusisë.

Vendimi për sanksionimin e Abramovichit nga sanksionet e reja te koordinuara me G7 kundër Rusisë, vijnë përkundër faktit se qeveria britanike ia lejoi atij që ta shesë klubin, ndërkohë që Premierliga e pezulloi nga pozita e drejtorit të Chelseat.

Përfshirja e Abramovichit në listën e re të sanksioneve koiçidon me vendimin e Portugalisë që të hapet një hetim për ta parë nëse ekzistojnë parregullsi rreth kombësisë së tij, pasi Abramovich ka thënë se pasardhësit e tij janë hebrenj, prandaj edhe e ka marrë nënshtetësinë izraelite.

Tash, mbetet të shihet nëse Abramovichit do t’i ngrihen asetet në përgjithësi dhe në këtë rast s’do të mundë ta shiste klubin londinez. 

(Kosova Sot Online )