Lexoni edhe:
Liverpooli i ofron 60 milionë euro për super-talentin Gavi
Franck Kessie do ta vazhdojë karrierën në Barcelonë.
Futbollisti i Milanit ka arritur marrëveshje me gjigantin katalunas, të cilit do t’i bashkohet gjatë verës që vjen.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë po i kalon muajt e fundit të kontratës me “Rossoneri” dhe palët nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.
Prandaj, ish-futbollisti i Atalantas i tha “Po” ofertës së “Blaugrana”.
Dhe, mediumi italian “Corriere dello Sport” e ka zbuluar edhe kohëzgjatjen e kontratës dhe shumën e rrogës që do ta marrë futbollisti luftarak.
Liverpooli i ofron 60 milionë euro për super-talentin GaviLexoni edhe:
Gjithnjë sipas këtij mediumi, Kessie do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me gjigantin nga La Liga.
Ndërsa, 25 vjeçari do të paguhet 6,5 milionë euro në vit.
E menaxheri i tij nga ky transferim do t’i fitojë 10 milionë euro.
Ai kishte ofertë edhe nga Tottenhami, por në fund vendosi t’i bashkohet gjigantit katalunas.
Kessie është sot njëri prej mesfushorëve më të mirë në Serie A.
(Kosova Sot Online)