![](/uploads/kosova-sot/images/2022/March/17/200x200_1371-49540122_medium_Lawyer1647499617.jpg)
Lexoni edhe:
Konkursi për kryeprokuror, drejtë finalizimit me skenar të manipulimit
Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës, mes Ramiz Sadikut dhe KEK-ut. Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 2-1 duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
E një ditë më parë, gjysmëfinalen e kishin siguruar edhe tri skuadra nga elita e futbollit kosovar, BKT Superliga.
Drita pa problem mposhti Ulpianën 3-0 për të siguruar një biletë në gjysmëfinale të Kupës.
Konkursi për kryeprokuror, drejtë finalizimit me skenar të manipulimitLexoni edhe:
Derbi i madh mes Llapit dhe Gjilanit i takoi vendasve, të cilët triumfuan me shifrat 2-0 në fund të kësaj ndeshje.
Ndërkohë dueli i vetëm që shkoi në kohën shtesë ishte ai mes Ballkanit dhe Prishtinës, ku kryeqytetasit fituan pas 120 minutave me shifrat 1-2.
Kësisoj në gjysmëfinale janë tri skuadra nga BKT Superliga si Drita, Prishtina dhe Llapi, derisa Ramiz Sadiku nga Liga e Parë. FFK gjatë ditëve në vijim do të njoftojë për tërheqjen e shortit të ndeshjeve gjysmëfinale.
(Kosova Sot Online )