Lexoni edhe:
Kurti për “La Repubblica” flet për “tentakulat e Putinit” dhe rrezikun për luftë në Ballkan
Selektori i ri i Kosovës, Alain Giresse ka folur sot për lojtarët që kishin probleme me ish-selektorin, Bernard Challandes, Leart Paqarada e Bernard Berisha.
Dhe, trajneri francez thotë se nuk do t’ia mbyllë askujt derën për të luajtur në Kombëtare. Ai insiston se do të mundohet t’i rregullojë situatat dhe që ekipi të jetë i bashkuar dhe të shikojë përpara, në tentim për të nxjerrë rezultate sa më të favorshme.
“Derën nuk ia mbylli askujt. Varet nga situata, janë probleme që duhen rregulluar. Varësisht prej rasteve, do të mundohemi t’i rregullojmë problemet me lojtarët”, theksoi Giresse në konferencë për shtyp.
(Kosova Sot Online )