Futbollisti spanjoll për luftën: Përse nuk flitet më për Palestinën, Jemenin e Irakun!?

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 15:39
Futbollisti spanjoll për luftën: Përse nuk flitet më për Palestinën, Jemenin e Irakun!?

Hector Bellerin ka folur për luftën në Ukrainë në intervistën e tij të fundit në kanalin Youtube.

Mbrojtësi spanjoll thotë se krejt bota është fokusuar tek lufta në Ukrainë dhe i ka harruar vendet tjera të prekura nga lufta.

“Kjo luftë ju intereson njerëzve më shumë se të tjerat dhe kjo nuk më duket në rregull. Ndoshta kjo sepse është popull më i ngjashëm me ne, më i afërt, ose sepse konflikti mund të ndikojë në aspektin ekonomik ose për shkak të refugjatëve. Por, për shembull, nuk flitet më për luftën në Palestinë e as për situatën në Jemen apo në Irak”, deklaroi ish-futbollisti i Arsenalit.

“Edhe fakti që Rusia nuk është lejuar të marrë pjesë në Botëror është diçka që ndodh që shumë vite në pjesë të ndryshme të botës. Më duket e vështirë t’i japim rëndësi vetëm këtyre gjërave dhe këtij narracioni”, përfundoi Bellerin. 

(Kosova Sot Online)