FFK pritet të shkojë në zgjedhje veç me Agim Ademin kandidat për kryetar

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 15:43
FFK pritet të shkojë në zgjedhje veç me Agim Ademin kandidat për kryetar

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) duket të ketë vendosur të mos e marrë parasysh opinionin ligjor të Ministrisë së Sportit, e cila dje bëri të ditur se ka konstatuar shkelje të Ligjit të Sportit dhe Statutit të FFK-së rreth kuvendit zgjedhor të thirrur nga shtëpia e futbollit për datën 6 prill.

Për më tepër, FFK pritet t’i mbajë zgjedhjet për kryetar më 6 prill edhe atë me vetëm një kandidat – kryetarin aktual, Agim Ademi.

Siç njofton Klan Kosova, FFK-ja sot pritet të dal me njoftim zyrtar, sipas të cilit, Gramoz Vokrri nuk i ka të rregullt nënshkrimet e 16 delegatëve, të cilat ditë më parë i deponoi në FFK për ta sfiduar Ademin në garë për kryetar.

Kuvendi i thirrur nga kryesia e FFK-së dhe Agim Ademi ka shkaktuar katrahurë të madhe në futbollin kosovar tash e disa javë.

(Kosova Sot Online)