FFK zyrtarizon Agim Ademin kandidat për kryetar, Vokrri nuk çertifikohet

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 16:14
FFK zyrtarizon Agim Ademin kandidat për kryetar, Vokrri nuk çertifikohet

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kryetari aktual, Agim Ademi do të jetë kandidat i vetëm për kryetar për kuvendin e 6 prillit, anipse Ministria e Sportit dje bëri të ditur se ka konstatuar shkelje të Ligjit të Sportit dhe Statutit të FFK-së rreth këtij kuvendi,

FFK-ja ka theksuar se Gramoz Vokrrit i është refuzuar aplikimi për kandidim, pasi ka gjetur parregullsi te nënshkrimet e delegatëve që i ka mbledhur ai, me theks të veçantë te nënshkrimet e FC Prishtinës dhe Ulpianës.

(Kosova Sot Online)