Kosova U17 pëson humbje nga Gjermania U17

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 18:21
Kosova U17 pëson humbje nga Gjermania U17

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje në ndeshjen hapëse të turneut kualifikues të rrethit të dytë për Evropianin 2022, që po organizohet nën organizimin e FFK-së.

Dardanet e reja nuk kanë arritur t’i rezistojnë Gjermanisë, duke pësuar në fund humbje me rezultat 4:0. Vashat tona kanë arritur t’i bëjnë ballë rivaleve shumë më cilësore vetëm në pjesën e parë, pasi në pushim shkuan pa pësuar gol, falë edhe paraqitjes së shkëlqyeshme të portieres Alma Demiri.

Ndërkaq, në pjesën e dytë gjermanet ishin shumë më efikase, duke realizuar katër herë në portën dardane. Serinë e golave e hapi Jella Veit, në minutën e 54-t.

Katër minuta më vonë Maria Steiner realizoi për 2:0, derisa e njëjta lojtare shënoi edhe në minutën e 69-të. Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vendosi Paulina Platner, në minutën e 77-të.

Ndeshjen e radhës vajzat e drejtuara nga Kushtrim Munishi e zhvillojnë më 26 mars kundër Austrisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:00.

(Kosova Sot Online)