Përmes Kosovës, Xhaka synon ta thyejë rekordin në Kombëtaren zvicerane

  • G.g /
  • 24 March 2022 - 13:34
Përmes Kosovës, Xhaka synon ta thyejë rekordin në Kombëtaren zvicerane

Granit Xhaka po shkon me hapa të sigurt drejt thyerjes së rekordit në Kombëtaren zvicerane.

Ylli kosovar deri tash i ka zhvilluar 98 ndeshje me “Helvetikët”

Dhe, ai do ta zhvillojë sonte ndeshjen e 99-të kundër Anglisë dhe atë jubilare, të martën tjetër ndaj Kosovës, një lojë super-speciale dhe e paharrueshme për të.

Por, futbollisti i Arsenalit nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Ai në fakt synon ta thyejë rekordin për më së shumti paraqitje me Zvicrën.

Aktualisht, këtë primat e mban Heinz Hermann, i cili me “Helvetikët” i kishte zhvilluar 118 ndeshje.

I dyti është Alain Geiger me 112, i treti Stephan Lichtsteiner me 108, i katërti Stephane Chapuisat me 103 dhe i pesti Xherdan Shaqiri me 100.

Pra, aktualisht Xhaka është 20 ndeshje larg rekordit.

Por, ai ka thënë se është ende i ri dhe se mund të luajë edhe disa vite për Zvicrën dhe me këtë rast ta marrë primatin për më së shumti paraqitje.

Duke e pasur parasysh vrullin e ndeshjeve dhe orarin e ngjeshur të Kombëtareve, është i mundshëm synimi i Xhakës.

(Kosova Sot Online)