
Lexoni edhe:
E tmerrshme: Babai ther me thikë vajzën e tij në Deçan
Angel Di Maria ka njoftuar se po tërhiqet nga Kombëtarja e Argjentinës. Në orët e para të së shtunës, Argjentina u takua me Venezuelën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Argjentina që ka siguruar pjesëmarrjen më herët në Botëror, e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3:0.
Angel Di Maria shënoi golin e dytë për argjentinasit, teksa pas ndeshjes tha se kjo ishte ndeshja e tij e fundit në vendin e tij.
E tmerrshme: Babai ther me thikë vajzën e tij në DeçanLexoni edhe:
“Unë thjesht do të them faleminderit për dashurinë e madhe që marrë. Gjithmonë kam ëndërruar për gjithçka që kam përjetuar në këtë natë të bukur. Ndoshta ishte ndeshja ime e fundit me këtë fanellë në Argjentinë”, shkroi mes tjerash 34-vjeçari në “Instagram”. Argjentina ndeshja e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022” do ta luaj më 30 mars, në udhëtim te Ekuadori. Botërori i këtij viti mbase mund të jetë turneu i fundit për Di Marian te Kombëtarja e Argjentinës.
(Kosova Sot Online )