
Lexoni edhe:
Sonte në 20:30, kërkohet nga të gjithë ju t’i fikni dritat për një orë, kjo është arsyeja
Barcelona duket se është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Mohamed Salahut. Sipas “Mundo Deportivo”, Xavi është i vendosur që ta sjellë egjiptianin në “Camp Nou” gjatë verës, që do të ishte një nga transferimet më të mëdha. Gazeta spanjolle gjithashtu ka shkruar se Salah është i preferuari i trajnerit spanjoll, E ardhmja e 29-vjeçarit ende është e paqartë, pasi ai së fundmi ka refuzuar të rinovojë kontratën me kushtet e ofruara nga Liverpooli.
Situata e tij në “Anfield” mund të shfrytëzohet nga Barcelona.Mohamed Salah ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor 2023. Kjo nënkupton se klubi anglez do lejonte largimin e njërit prej lojtarëve kryesor gjatë afatit kalimtar të verës, për të mos e humbur atë me parametra zero në vitin e ardhshëm.
(Kosova Sot Online )