
Lexoni edhe:
Gjyqtarët dhe prokurorët që po ja bëjnë avokatinë krimit të organizuar, në shënjestër të ligjit Vetting, të parët në listë për tu spastruar!
Mediat zvicerane kanë mbetur të zhgënjyera me paraqitjen e Kombëtares së këtij shteti, e cila barazoi mbrëmë me Kosovën me rezultat 1:1. Ekipet kombëtare barazuan në Zurich në një ndeshje ku mund të vlerësohet lartë paraqitja e “Dardanëve”, të cilët madje avancuan me golin e Milot Rashicës. E zviceranët barazuan falë gabimit të rëndë të portierit Aro Muriç.
E në përgjithësi, “Helvetikët” mbetën të dëshpëruar me atë çka panë në fushë.
“Mënjanohet turpi, Kombëtarja luajti dobët, vetëm 1:1 ndaj Kosovës”, është titulli i mediumit të njohur zviceran “20 Minuten” në versionin online.
“Kombëtarja e Zvicrës nuk mundi të shkonte përtej një barazimi ndaj Kosovës. Kosovarët e pasionuar luftuan për 1:1”, ka shkruar mediumi zviceran.
Edhe mediat tjera zvicerane e kanë përmendur paraqitjen e zbehtë të Zvicrën, duke thënë se “Helvetikët” ishin në siklet ndaj kundërshtarit.
(Kosova Sot Online )