![](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/02/200x200_Screenshot_2-1-600x3601648888521.png)
Lexoni edhe:
Florian Marku: Sot është dita ime
Vetëm katër orë para nisjes së ndeshjes në Superligë mes Prishtinës dhe Llapit, është bërë i ditur stadiumi se ku do të zhvillohet loja. Ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit, megjithatë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo është bërë e ditur nga Granit Rugova, drejtori i Sportit në komunën e Prishtinës, e cila edh te pronare e stadiumit te kryeqytetit.
Florian Marku: Sot është dita imeLexoni edhe:
Ai tha se sot u takuan me zyrtarë të FC Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës dhe u dakorduan që kjo ndeshje të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Sot, së bashku me kryetarin Përparim Rama takuam zyrtarë nga KF Prishtina dhe Federata e Futbollit e Kosovës, dhe u dakorduam që ndeshja në mes KF Prishtinës dhe KF Llapi, të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit “Fadil Vokrri”. Forca PRISHTINA”, shkroi Rugova në profilin e tij në Facebook.
Më pas, Prishtina publikoi edhe një fotografi ku konfirmoi po ashtu se ndeshja ndaj Llapit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Federata e Futbollit e Kosovës thirret vazhdimisht në ngritje të madhe të Superligës, por fakti që lokacioni i një ndeshje caktohet vetëm katër orë para fillimit tregon amatorizëm.
Ffk që dy muaj e ka marrë stadiumin nën menaxhim shkaku i ndeshjeve të Kosovës, kurse vetëm 24 orë para ndeshjes, dje e njoftoi FC Prishtinën që nuk mund të luajë aty deri pas 13 prillit.
Prishtina reagoi duke i thënë se nuk ka mundësi teknike e financiare të luajë ndeshjet diku tjetër dhe ia bëri me dije se ndeshjen do ta zhvillojë në “Fadil Vokrri”, duke i thënë po ashtu se stadiumi nuk është i FFK-së, por i komunës së Prishtinës, e cila ia ka dhënë klubit në shfrytëzim.
(Kosova Sot Online )