Lexoni edhe:
Broja, startues i padiskutueshëm për Southamptonin
Prishtina ka marrë një fitore të madhe në shtëpi, duke e mposhtur Llapin 2:1. Në ndeshjen tjetër, Drita u desh të “djersitej” mjaft shumë për të marrë tri pikët në udhëtim ndaj Ulpianës. Pjesa e parë e derbit mes Prishtinës dhe Llapit u mbyll pa gola, teksa në të dytën bardhekaltrit shënuan dy herë, kurse llapjanët një herë. Fillimisht Besnik Krasniqi realizoi në minutën e 48-të, kurse në të 65-tën ishte Endrit Krasniqi që dyfishoi shifrat. Mysafirët e ngushtuan epërsinë përmes Drilon Fazliut në minutën e 78-të të ndeshjes.
Broja, startues i padiskutueshëm për SouthamptoninLexoni edhe:
Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e pestë, gjashtë më pak se Llapi që gjendet në vendin e katërt.
E ndeshja më dramatike u zhvillua në Lipjan, atje ku Drita e mposhti 2:3 Ulpianën. Në minutën e pestë, Drita kaloi në epërsi përmes Muharrem Jasharit, i cili u asistua nga Marko Simonovski. Nuk vonoi shumë dhe Ulpiana u kundërpërgjigj përmes Ermir Rezit, pas një aksioni të bukur. Në të 25-tën, Marko Simonovski riktheu epërsinë e mysafirëve, kurse dy minuta para fundit të pjesës së parë Akil Makolli barazoi sërish shifrat. Ishte minuta e 59-të kur Marko Simonovski në top formë shënoi për rezultatin përfundimtar. Kështu, Drita më këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 49 pikë, aq sa ka edhe Gjilani me një ndeshje më pak. Ndërkohë, Ulpiana mbetet e parafundit me 24 pikë të grumbulluara.
(Kosova Sot Online )